Djali 14-vjeçar i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, Barron, rezultoi pozitiv me COVID-19, zbuloi Zonja e Parë, Melania Trump, raporton BBC.com, transmeton Gazeta Sinjali.
Zonja Trump tha se “frika e saj u bë e vërtetë” kur Barron doli pozitiv me koronavirus.
Por, ajo tha, “për fat të mirë ai është një adoleshent i fortë dhe nuk shfaqi asnjë simptomë”.
Të dy, presidenti Trump dhe zonja e parë gjithashtu dolën pozitivë me virus – si dhe personeli tjetër i Shtëpisë së Bardhë – por që prej asaj kohe janë shëruar.
Më vonë në një tubim në Des Moines, Lowa, Trump tha: Ai [Barron] e kishte atë për një periudhë kaq të shkurtër kohe.
“Unë madje nuk mendoj se ai e dinte që e kishte virusin, sepse ata janë të rinj, sistemi i tyre imunitar është i fortë dhe ata e luftojnë atë 99.9% dhe Barron është në rregull, është i lirë.”
“Dërgojini fëmijët përsëri në shkollë, ne duhet t’i kthejmë fëmijët përsëri në shkollë”, tha Presidenti Trump.
Për të trajtuar virusin, atij iu dha një terapi eksperimentale e dyfishtë, njëra me antitrupa, e formuluar nga kompania Regeneron Pharmaceuticals Inc dhe tjera antivirale me ilaçin remdesivir të firmës Gilead Sciences Inc. Gjithashtu, atij iu dha edhe deksametazon steroid. /Gazeta Sinjali/