Në moshën 30 vjeçare ka vdekur djali i legjendës braziliane Cafu.
Danilo Feliciano ka tronditur futbollin brazilian pasi vdiq duke luajtur futboll me miqtë e tij, duke pësuar sulm në zemër, shkruan The Sun.
Mediat braziliane shkruajnë se Danilo ishte ankuar se nuk ndihej mirë pasi kishte luajtur futboll vetëm 10 minuta, në shtëpinë e familjes Cafu në Sao Paolo.
Ai të mërkuren u dërgua me urgjencë në spitalin ‘Albert Einstein’ të qytetit, por ndërroi jetë përkundër përpjekjeve të mjekëve.
Danilo është djali më i madh nga tre fëmijët e ish mbrojtësit të Milanit, Cafu.
Ditë më parë futbolli evropian u trondit nga një tjetër vdekje, ku në moshën 9 vjeçare vdiq vajza e trajnerit spanjoll, Luis Enrique.