image Djali i Gilit debuton në tregun muzikor, lanson këngën e tij të parë

Bota e Yjeve

Djali i Gilit debuton në tregun muzikor, lanson këngën e tij të parë

news image

Djali i këngëtares së njohur Gili dhe kompozitorit, Ilir Berani, Redon Berani, i është futur tregut muzikor, shkruan Gazeta Sinjali.

Redoni e ka lansuar këngën e tij të parë e cila mban titullin “Class”, e zhanrit hip hop.

Kënga është e shoqëruar edhe me videoklip dhe është në bashkëpunim me këngëtarin e ri Soyan.

“Class” u mirëprit nga publiku, ndërsa e ëma këngëtare i ka dëshiruar suksese Redonit nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram.

“Redon Berani ft Soya Suksese ”, ka shkruar Gili pranë postimit të videos./Gazeta Sinjali/