Rastet e dhunës në familje janë mjaft të shpeshta në Kosovë dhe viktima të këtyre rasteve në shumicën e tyre janë të gjinisë femërore, shkruan Gazeta Sinjali.
E tillë ishte edhe një nënë, e cila u dhunua fizikisht nga djali i saj, mbrëmë rreth orës 19:00 në “Rrugën e Plavës” në Pejë.
Gazeta Sinjali mëson nga burimet brenda Prokurorisë së Pejës se një djalë e ka goditur nënën e tij me pjatë të ushqimit, duke i shkaktuar asaj lëndime trupore, për të cilat ajo ka pranuar tretman mjekësor në Spitalin e Pejës.
Këto burime kanë bërë të ditur se djali është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/