DJ njëherësh producenti i njohur, DJ Khaled, ka bërë të ditur se bashkëshortja është në pritje të ëmbël.
Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë Khaled, përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Instagram.
Khaled bëri një shkrim të gjatë, ku theksoi se familja e tij është më e bekuar se kurrë.
“3 vite më parë mbretëresha ime solli në jetë djalin tonë Asahd. Kështu u frymëzova që të publikoja 2 albumet e suksesshme “Greatful” dhe “Father Of Asahd”. Atëherë kur mendoja se gjërat nuk mund të shkonin më mirë, u bekova sërish pasi mbretëresha ime pret një djalë tjetër” , ka shkruar ai ndër të tjera./Gazeta Sinjali/