Vera dhe vapa kanë bërë që të rinjtë edhe pse në kohë pandemie, të marrin pjesë në festa dhe “shkuma party”.
Festat ku nuk respektohen masat e marra ndaj perhapjes së COVID-19 janë të shumta nëpër botë. Një ndër to e cila është bërë edhe virale në rrjetet sociale, është një party në një club veror në Spanjë, ku DJ i njohur, Fali Sotomayor shihet duke pirë “Jagermeister” dhe me të duke spërkatur turmën e njerëzve që ishin aty për t’u dëfryer.
Më pas ai ua mbushte gotat me alkool pjesëmarrësve në këtë festë. Ngjarja ka ndodhur në clubin Oqeanit Kokun në Torremolinos në Costa del Sol.
Pas këtij veprimi, DJ ka kërkuar falje dhe është shprehur se ndihet i turpëruar për atë që kishte ndodhur.
“Marr përgjegjësi të plota për incidentin dhe ndihem i turpëruar nga sjellja ime. Kokun Ocean Club nuk është në asnjë mënyrë përgjegjëse për veprimet tona dhe ka punuar shumë për të respektuar distancimin social. I kërkoj falje mijëra kolegëve, artistëve dhe publikut që janë mërzitur nga ky veprim”, është shprehur Fali Sotomayor. /Gazeta Sinjali