image Dyshohej se ishte prekur me koronavirus, DJ i njohur rrëfen historinë

Bota e Yjeve

Showbiz/ Dyshohej se ishte prekur me koronavirus, DJ i njohur rrëfen historinë

news image

Dj Jazzy Jeff beson se kishte koronavirusin, shkruajnë mediat e huaja.

55-vjeçari foli me Will Smith në serinë e tij të re Will From Home Snapchat, e cila u publikua në People të mërkurën.

“Unë u ktheva në shtëpi nga udhëtimi im. Unë thash me vete ‘Ndjehem sikur po më ndodhë dicka dhe u futa në shtrat, dhe nuk mbaj mend çfarë ndodhi në 10 ditët e ardhshme. Kam pasur një temperaturë që arriti në 103. Kisha të dridhura. Kam humbur sensin e nuhatjes. Kam humbur sensin e shijes”, tha Jeff.

Jeff gjithashtu tha që ai nuk mund të testohej për Covid-19.

“Ata më dhanë një test gripi. Dhe kur shkova dhe mora rreze X, ajo hyri brenda dhe tha: “Ju keni pneumoni në të dy mushkëritë tuaja”, u shpreh ai duke u njoftuar se nuk ishte i infektuar me koronavirus.

Dj i famshëm mendon se jemi vetëm në fillim  të pandemisë dhe nuk mund ta shohim fundin në kohën e afërt.

“Për fat të keq, njerëzit mendojnë se ne jemi në fund [të pandemisë] dhe unë mendoj se ne jemi vërtet në fillim,” tha ai.

Të hënën, Jazzy Jeff inkurajoi ndjekësit në mediat e tij sociale të praktikojnë distancimin shoqëror mes krizës së koronavirusit, duke shkruar, “Ji mirënjohës që je këtu … bëhu mirënjohës për atë që ke .. Ju keni më shumë se shumë njerëz !!! Tani qëndroni në shtëpi!”, ishte shprehur ai./GazetaSinjali/