image Ndërron jetë Dj britanik me famë botërore

Showbiz/ Ndërron jetë Dj britanik me famë botërore

news image

Pas një komplikimi në gjendjen e tij shëndetësore, ka ndërruar jetë Andrew Weatherall, Dj britanik me famë botërore.

Menaxhmenti i tij konfirmoi se Weatherall, 56 vjeçar, pësoi një emboli pulmonare sot (17 shkurt), dhe vdiq në Spitalin “Whipps Cross” në Londër.

Ai njihet gjerësisht si një nga novatorët kryesorë të muzikës elektronike në Mbretërinë e Bashkuar dhe punoi si Dj deri në vdekje.

Një deklaratë e përshkroi vdekjen e Weatherall si “të shpejtë dhe paqësore”./GazetaSinjali/