Kosova dy ditët e fundit nuk shënoi asnjë viktimë nga koronavirusi. Megjithatë, deri sot në total kanë vdekur 2.239 persona, shkruan Gazeta Sinjali.
Nga të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, numri total i rasteve pozitive është 107.244.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 101.374 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.631.