Sot po zhvillohet ceremonia shtetërore e lamtumirës, në nderim të ish-presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani, i cili u nda nga jeta më 28 maj, në Gjermani.
Nishani vuante nga pneumonia bilaterale me insuficience respiratore, si pasojë e komplikacioneve të shkaktuara nga infektimi me COVID-19.
Presidenti aktual i Republikës, Ilir Meta, ishte i pari për homazhe, i shoqëruar nga vajza e tij, Bora Meta, shkruan Gazeta Sinjali.
Të pranishëm në homazhe janë politikanë, miq dhe qytetarë e të afërm të cilët shprehin homazhet e tyre në nderim të ish-presidentit, Bujar Nishani.
Në sallën “Skënderbeu” në Presidencë dhe dje u zhvilluan homazhe në nderim të ish-presidentit Bujar Nishani.
Pas orës 12.00 arkemorti me trupin e Presidentit Nishani, i shoqëruar nga kortezhi mortor do të shkojë në këmbë deri të Ura e Lanës, pastaj do të niset drejt varrezave të Sharrës, ku do të zhvillohet ceremonia e varrimit.