Ministria e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, siç duket ende nuk ka arritur të mësoj se si të shkruaj në Twitter, transmeton Gazeta Sinjali.
Ajo krahas huqjeve me përdorimin e gabuar flamujve, etiketimin e personave të gabuar në postimet e saja, këtë herë ajo ka bërë gabime drejtshkrimore kur ka shkruar për 20 vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit.
Gërvalla në postimin e parë ka shkruar fjalën “ob”, fjalë kjo që nuk ka kuptim në shkrimin që ajo ka bërë në Twitter.
“9/11 was not only an attack on America. It was an attack on all of us, ob our way of life”, shkruhej ndër të tjera në postimin e parë të Gërvallës.
Mirëpo, disa minuta më pas ajo ka vërejtur gabimin e saj dhe ka fshirë postimin, për ta rishkruar dhe rregulluar gabimet drejtshkrimore.
Gërvalla në postimin e dytë fjalën “ob” e ka zëvendësuar me fjalën “against”.
“11 shtatori nuk ishte vetëm një sulm ndaj Amerikës. Ishte një sulm ndaj të gjithëve ne, kundër mënyrës sonë të jetesës. Ne nderojmë të gjithë viktimat dhe heronjtë. Ne duhet të mbrojmë paqen dhe lirinë kundër terrorit. Ne qëndrojmë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët tanë, ne qëndrojmë kundër terrorizmit”, ka shkruar ajo në postimin e dytë në Twitter.
Kujtojmë se dje Gërvalla në një mesazh ku ka ngushëlluar familjet e viktimave në Spitalin e Tetovës , në vend se t’ia bënte “tagg” ministrit të Jashtëm të Maqedonisë, Bujar Osmani, ia ka bërë “tagg” një personi krejt tjetër.
Kurse, të mërkurën ajo duke ia uruar Ditën e Pavarësisë, Andorrës, kishte ngatërruar flamurin duke e vendosur atë të Moldavisë./Gazeta Sinjali/