Protestuesit serb në Kosovë kanë hyrë në ditën e shatë të protestës, pas vendimit të qeverisë së Kosovës për reciprocitetin me targat me Serbinë, shkruan Gazeta Sinjali.
Mediat lokale në veri të vendit raportojnë se situata momentalisht është e qetë në pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak.
Ndërkaq, Klan Kosova raporton se në orët e hershme të mëngjesit të sotëm Policia e Kosovës ka kaluar me automjete në qytetin e Zubin Potokut duke shkuar rrugës për në Bërnjak.