image Dita e fëmijëve në shkollën "Faik Konica", shënohet me këngë për të rritur që thërrasin në dhunë

Arsim

Dita e fëmijëve në shkollën “Faik Konica”, shënohet me këngë për të rritur që thërrasin në dhunë

news image

1 Qershori, datë kjo e cila zyrtarisht njihet si Dita e Fëmijëve, në secilën situatë normale do duhej të kalohej duke i argëtuar fëmijët, me përmbajtje adekuate për moshën e tyre.

Por, shkolla fillore “Faik Konica”, në Prishtinë, si duket ka një alternativë tjetër, e cila nuk po duket të jetë mjaft e përshtatshme për moshën e tyre, kjo ngaqë, në ditën e tyre, fëmijëve iu është lëshuar kënga e Pop Smoke – Dior, teksa shihet numër i madh i fëmijëve, që argëtohen në oborrin e kësaj shkolle, shkruan Gazeta Sinjali.

Kënga “Dior” në vete përmbanë fjalë të papërshtatshme për moshën e fëmijëve, madje në tekstin e saj promovohet dhuna, droga e armët.

Për të parë videon, duhet të klikoni KËTU!

/GazetaSinjali/