image Dita e dytë, këto janë tri super përballjet e “Final 8”

Basketboll

Basketboll/ Dita e dytë, këto janë tri super përballjet e “Final 8”

news image

Dje ishim dëshmitarë të një spektakli të basketbollit në Rahovec.

Vëllaznimi fillimisht mposhti Istogun në gjysmëfinalen e Kupës së Ligës së Parë, ndërsa më vonë Peja mposhti Ponte Prizrenin në çerekfinale, ndërsa në fund ishte koha për derbin e ditës.

Rahoveci mposhti me vetëm dy pikë avantazh 97:95 Trepçën në një ndeshje me tensione të mëdha, ku u desh të ndërhynte edhe policia, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndërsa sot, zhvillohen edhe tri takime tjera po kaq interesant.

Në ora 14:00 takohen As Prishtina dhe Drita në gjysmëfinalen e Kupës së ligës së pare, ndërsa fituesi do të ketë punë me Vëllaznimin.

Prej ores 16:30 përballen  Bashkimi me Feronikelin, ndërsa në ndeshjen kryesore do të takohen Sigal Prishtina dhe Golden Eagle Ylli./Gazeta Sinjali/