image Dita e çlirimit, fëmijët marshojnë së bashku me ushtarët e FSK-së

Sociale

Dita e çlirimit, fëmijët marshojnë së bashku me ushtarët e FSK-së

news image

Në 24-vjetorin e çlirimit të Prishtinës, kryetari i komunës, Përparim Rama bashkë me drejtorë e këshilltarët e komunës, si dhe organizata të dala nga lufta sot kanë përkujtuar dhe bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve.

Rama e ka vlerësuar këtë ditë si më të rëndësishmen për gjithë vendin, e veçmas për kryeqytetin.

Derisa ka kujtuar gjithë të rënët për liri, ai ka thënë se falë tyre populli e shijon lirinë sot.

Ndryshe, komuna e Prishtinës do të organizojë një sërë aktivitetesh për Ditën e Çlirimit, në mesin e tyre është edhe votimi për titullin “Qytetar Nderi”, për Jeremy John Durham Ashdoun, Baron Ashdoun nga Norton-sub-Hamdon.

Ndërkaq, është mbajtur edhe një paradë e fëmijëve së bashku me Forcën e Sigurisë së Kosovës.

/GazetaSinjali/