image Dita e gjashtë e protestës në Shqipëri, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë - Sinjali

Dita e gjashtë e protestës në Shqipëri, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

news image

Ka nisur protesta e qytetarëve kundër rritjes së çmimit të karburantit dhe produkteve të shportës në Shqipëri. Qytetarët janë mbledhur këtë pasdite në sheshin para Kryeministrisë.

Kjo është dita e gjashtë e protestës së qytetarëve shqiptarë. Gjatë fundjavës ajo ishte masive, ku me mijëra  u mblodhën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Protestat janë zhvilluar edhe në disa qytetet të tjera të vendit.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar miratimin e një pakete për shtresat në nevojë, me qëllim përballimin e krizës.

Ndërkohë, në të gjitha reagimet e tij, Rama e ka cilësuar si turp protestën e qytetarëve, pasi sipas tij në asnjë vend tjetër nuk po protestohet për pasojat e luftës në Ukrainë.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin