image Distria Krasniqi e mbyll turneun në Hungari pa medalje

Sporte Luftarake

Distria Krasniqi e mbyll turneun në Hungari pa medalje

news image

Distria Krasniqi ka dështuar të fitojë medalje në Kampionatin Botëror të Xhudos 2021, pasi u mposht në finale për të bronztën të dielën në Hungari.

Xhudistja kosovare Krasniqi u mposht nga Urantsetseg Munkhbat në finale për vendin e tretë në kategorinë -48 kilogramë në Botërorin e Xhudos në Budapest.

Si pasojë, numri një i botës në kategorinë -48 kilogramë duhet të pajtohet vetëm me vendin e pestë në këtë botëror.

Pasi e kaloi rrethin e parë pa luftë, Krasniqi i fitoi tri luftërat e radhës dhe arriti deri në gjysmëfinale ku u ndal nga japonezja Natsumi Tsunoda, duke humbur mundësinë për të luftuar për medaljen e artë.

Ajo e pati edhe një mundësi tjetër për t’u kthyer nga Hungaria me medalje, por finalja për të bronztën kundër mongoles nuk shkoi sipas planit të 24-vjeçares.

Kampionia evropiane zuri vetëm vendin e pestë në kategorinë e saj.

Kosova do të përfaqësohet edhe me katër xhudistë të tjerë në ditët në vazhdim të Botërorit të Budapestit. /Gazeta Sinjali Sporti/