image Distria: Kam ardhur në Portugali për të mbledhur pikë dhe të shihja formën time

Sporte Luftarake

Distria: Kam ardhur në Portugali për të mbledhur pikë dhe të shihja formën time

news image

Vitin e kaluar Distria Krasniqi bëri dy gjëra: fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike dhe ndërroi kategorinë.

E para është një ëndërr e çdo sportisti. E dyta është vullneti për të mbetur në krye, për të vazhduar të shkruajë historinë.

Në Baku, nëntorin e kaluar ajo konfirmoi strategjinë e saj të re. Ishte gara e saj e parë pas Tokios dhe ajo tha se -48 kg ka përfunduar. 

“Gjithmonë jam ndjerë më mirë në -52 kg dhe kjo është ajo që do të bëj tani e tutje”, tha Distria për faqen e IJF-së.

Distria përfundoi në vendin e pestë, ishte sfida e parë pas triumfit olimpik.

“Kam ardhur në Grand Prix të Portugalisë për të mbledhur pikë. Më duhet të lëviz në renditje dhe do ta bëj shpejt”, tha ajo. Distria është e vetmja kampione aktual olimpike që ka udhëtuar në Portugali.

“Nuk doja të prisja. Më duhej të luftoj, të shihja formën time dhe të fitoja. U ndjeva mirë që në fillim”, tha Distria e cila dje ka fituar medaljen e artë në Grand Prix. /Gazeta Sinjali Sporti/