Persona të panjohur për Policinë kanë hyrë me forcë në një objekt fetar në Gllogjan të Pejës, duke vjedhur dy monumente fetare.
Siç njofton Policia e Pejës, një nga monumentet është gjetur i dëmtuar 200 metra larg objektit fetar, shkruan Gazeta Sinjali.
E gjitha kishte ndodhur pasditën e djeshme.
Policia e Pejës thotë se janë duke e hetuar rastin. /Gazeta Sinjali/