image Disa përfitime shëndetësore të kurës me hurma arabie dhe qumësht - Sinjali

Disa përfitime shëndetësore të kurës me hurma arabie dhe qumësht

news image

Hurmat e Arabisë janë një ndër kurat më të lashta popullore që janë përdorur mijëra vite më parë për t’u mbrojtur nga sëmundjet, për të mbajtur organizmin e fortë dhe mendjen e mprehtë.

Ato kanë vlera të larta shëruese por të kombinuara në një kurë me qumësht dhe fuqia e tyre në mbrojtje të shëndetit bëhet e jashtëzakonshme, shkruan Gazeta Sinjali.

Përfitimet shëndetësore të kurës me hurma arabie dhe qumësht:

Hurmat e arabisë përbëjnë disa lloje sheqernash të cilat nuk kanë nevojë të treten pasi përthithen menjëherë nga gjaku dhe transferohen tek muskujt dhe truri duke ndihmuar ndërkohë në uljen e nivelit të kolesterolit në gjak.

Të kombinuara me qumësht, ato i japin trupit energji duke ndihmuar në mirëfunksionimin e të gjitha organeve të trupit.

Një gotë qumësht me hurma nga Arabia, çdo ditë i dhuron trupit të gjitha vlerat ushqyese si hekur, fosfor, kalium, zink, magnez, vitaminë A,D dhe C dhe mbron organizmin nga ushqimet e dëmshme apo të pa shëndetshme.

Kjo kurë ndihmon në mbajtjen e enëve të gjakut të shëndetshme, sistemit nervor, veshkave, mbron kockat duke parandaluar dobësimin e tyre, forcon sistemin imunitar dhe ndihmon mëlçinë të pastrohet nga toksinat.

Për aneminë dhe zemrën:

Qumështi dhe hurmat e Arabisë ndihmojnë organizmin të luftojë aneminë. Kjo kurë përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ndihmon në zhbllokimin e arterieve duke mbrojtur zemrën. Hurmat e Arabisë bashkë me qumështin shndërrohen në një agjent të fuqishëm kundër virozëve, baktereve dhe infeksioneve ndërsa ndikojnë në forcimin e muskujve dhe kyçeve gjithashtu.

Përmirëson shikimin dhe dëgjimin:

Thuhet se konsumimi i qumështit me hurma arabie përmirëson nivelin e shikimit duke forcuar në tërësi shëndetin e syve. Gjithashtu kjo kurë ndihmon në shëndetin e veshëve, forcon dëgjimin si dhe sistemin nervor në tërësi.

Zvogëlon stresin dhe irritimet dhe dhuron qetësi shpirtërore dhe mendore:
Falë vlerave të larta ushqyese, qumështi me hurma arabie ndihmon edhe në forcimin e dhëmbëve gjithashtu.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: