image Zv.kryeministrja qumështarëve: Ne i kuptojmë shqetësimet tuaja, po bëjmë të pamundurën t'ju ndihmojmë - Sinjali

Zv.kryeministrja qumështarëve: Ne i kuptojmë shqetësimet tuaja, po bëjmë të pamundurën t’ju ndihmojmë

news image

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj – Halimaj, ka thënë se Qeveria Hoti është duke bërë të pamundurën për t’u dalë në ndihmë prodhuesve vendorë, në këtë rast fermerëve dhe përpunuesve të qumështit.

Madje, sipas saj, ky është edhe prioritet i qeverisë që nga dita e parë e punës, pasi që, ajo thotë se vlerësojnë se nuk mund të ketë zhvillim të hovshëm ekonomik për sa kohë që nuk fuqizojnë prodhuesit vendorë dhe sektorin privat në përgjithësi.

“Ditëve të fundit kemi parë disa protesta të fermerëve dhe prodhuesve të qumështit dhe ne i kuptojmë shqetësimet e tyre. Ne jemi të vetëdijshëm me vështirësitë me të cilat po përballët ky sektor si rezultat i pandemisë COVID-19, por në anën tjetër qeveria dhe ministri Vesel Krasniqi po bëjnë të pamundurën për t’u dalë në ndihmë jo vetëm këtij sektori, por të gjithë atyre që kanë nevojë për ndihmën e shtetit”, ka shkruar ndër të tjera ajo, duke shtuar se vendimi për ndalimin e përkohshëm të importit të vajit të palmës është në kuadër të vendimeve që ministri po merr për mbrojtjen e konsumatorit.

“Tanimë, me vendim të qeverisë është dyfishuar subvencionimi për litër të qumështit, ndërsa në kuadër të Pakos për rimëkëmbje ekonomike parashihet që të subvencionohet 25% e çmimit të qumështit që është në stok”, ka përfunduar ajo./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin