image Disa oficerë kufitarë nuk njohin masat antiCOVID (VIDEO)

Kosovë

Disa oficerë kufitarë nuk njohin masat antiCOVID (VIDEO)

news image

Masat e vendosura nga Qeveria e Kosovës kundër përhapjes së pandemisë COVID-19, nuk po vlejnë për disa oficerë kufitarë të Policisë së Kosovës, në pikën kufitare në Morinë, raporton Gazeta Sinjali.

Ndonëse zyrtarët policorë janë të thirrur për monitorimin e zbatimit të këtyre masave, disa prej tyre po i shkelin edhe vetë ato.

Një sinjalizues ka dërguar në adresë të Sinjalit një video, në të cilën shihen disa zyrtarë policorë të cilët nuk kanë vendosur maska.

Sipas tij, kjo video është realizuar dje në pikën kufitare me Shqipërinë, në Morinë./Gazeta Sinjali/