image Disa fëmijë në Gjermani vaksinohen gabimisht me një vaksinë kundër koronavirusit që s'është e miratuar - Sinjali

Disa fëmijë në Gjermani vaksinohen gabimisht me një vaksinë kundër koronavirusit që s’është e miratuar

news image

Disa fëmijë në Gjermani u vaksinuan aksidentalisht me një vaksinë kundër koronavirusit që nuk ishte miratuar ende për grupmoshën e tyre të dielën, thanë zyrtarët lokalë, kështu raporton dpa.

Në një qendër vaksinimi të distriktit Olpe në North Rhine-Westphalia, disa fëmijëve iu injektua vaksina Moderna. Vetëm BioNTech është miratuar për fëmijët deri më tani.

“Për ngjarjen janë njoftuar menjëherë prindërit e fëmijëve të prekur”, njofton qarku.

Në një bisedë me drejtorin mjekësor të qendrës së vaksinimit, prindërit u njoftuan se në Agjencinë Evropiane të Barnave ishte ende në pritje miratimi për vaksinën Moderna për fëmijët.

Në momentin e daljes nga qendra e vaksinimit, tek fëmijët nuk u vërejtën ndonjë anomali, ndërkaq me kërkesë të prindërve, ngjarja është denoncuar në polici.

Ndërsa, numri i fëmijëve të përfshirë nuk u bë i ditur.

Qendra e vaksinimit po merr si mundësi gabimin e punonjësit për të rishikuar të gjitha procedurat dhe vaksinimet e fëmijëve.

“Nëse zbulohen raste të tjera, prindërit do të informohen”, thuhet në njoftim.

Në nëntor, Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) miratoi vaksinën BioNTech për fëmijët nga mosha 5-vjeç, në ndërkohë që fëmijët marrin vetëm një të tretën e dozës së të rriturve./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin