Enner Mark është burgu më modern në Danimarkë, që ka kapacitet për 235 të burgosur. Ky burg u përurua në vitin 2006 dhe është i sigurisë së lartë.
Enner Mark ka pesë seksione të pavaruar, ndërsa ndërtimi ka mundësi për ndarje, ku të burogsurit mund të ndahen në grupe të vogla.
Ky burg ka një unazë betoni rreth e përqark, që është gjashtë metra e lartë dhe 1 mijë e 400 metra të gjatë, ku janë të vendosura 300 kamera për vëzhgim.
Të burgosurit në Enner Mark mund të punojnë, studiojnë dhe të kryejnë aktivitete tjera. Ata kanë mundësi të qëndrojnë për 48 orë me familjarë.
Ky burg ka dyqan, bibliotekë, kishë, dhomë muzikore, pingpong, stërvitje dhe sallë sporti.
Ministri danez i Drejtësisë, Nick Hækkerup, do të qëndrojë të hënën në Kosovë, kur pritet edhe të nënshkruhet marrëveshja mes Kosovës e Danimarkës për dhënien me qira të qelive.
Danimarka pritet ta marrë me qira Qendrën Korrektuese në Gjilan, e cila do t’i sjellë Kosovës 210 milionë euro. Marrëveshja parashihet të zgjasë 10 vite për 300 qeli.