image Disa banka në Ukrainë bien pre e sulmit kibernetik

Botë

Disa banka në Ukrainë bien pre e sulmit kibernetik

news image

Disa nga bankat e Ukrainës kanë rënë pre e një sulmi kibernetik.

PrivatBank dhe Oschadbank janë prekur nga sulmi, ndërsa raportohet se ka rënë edhe serveri i uebfaqes të Ministrisë së Mbrojtjes së vendit.

Sulmi vjen mes frikës, se një sulm kibernetik rus mund t’i paraprijë një pushtimi të mundshëm të Ukrainës.

Uebsajtet për Oschadbank dhe Ministrinë e Mbrojtjes të Ukrainës nuk funksionuan kur The Mirror u përpoq të hynte në to këtë pasdite.

Qendra për Komunikime Strategjike dhe Siguri të Informacionit të Ukrainës, e njohur si Qendra Stratcom, konfirmoi se aplikacioni PrivatBank nuk funksionon për disa përdorues.

Stratcom,  shkroi në Facebook: Gjatë orëve të fundit “PrivatBank” është nën një sulm masiv DdoS. Përdoruesit e Privat24 raportojnë probleme me pagesat dhe në përgjithësi me funksionimin e aplikacionit. Disa përdorues janë plotësisht të paaftë për të hyrë në Privat24, të tjerët nuk pasqyrojnë bilancin dhe transaksionet e fundit. Nuk ka asnjë kërcënim për fondet e investitorëve. Cyberattack lidhet ekskluzivisht me aplikacionin Privat24. Pjesa tjetër e transaksioneve financiare kryhen në mënyrë normale.

/GazetaSinjali/