image Dimri në prag të derës, vazhdon prerja e drunjëve ilegalisht edhe në Istog

Siguri

Dimri në prag të derës, vazhdon prerja e drunjëve ilegalisht edhe në Istog

news image

Po vazhdon ende prerja e drunjëve në mënyrë ilegale gjithandej në Republikën e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Tani që jemi duke u afruar në stinën e dimrit, një gjë e tillë nuk ka munguar as në Bjeshkët e Radushës në qytetin e Istogut, pasi dje rreth orës 14:00, Policia e Kosovës ka hasur në një person i cili ka qenë duke prerë drunjtë në mënyrë ilegale.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda policisë bëjnë të ditur se i dyshuari është intervistuar dhe më pas është liruar.

Po ashtu, të njëjta burime, theksojnë se për këtë rast është njoftuar njësia pyjore e AKP-së.

/Gazeta Sinjali/