image ‘Dilleri’ i drogës në Gjakovë arrestohet sërish: Policia zbarkon në shtëpinë e tij, i gjejnë heroinë e kokainë 

Siguri

‘Dilleri’ i drogës në Gjakovë arrestohet sërish: Policia zbarkon në shtëpinë e tij, i gjejnë heroinë e kokainë 

news image

Posedimi i narkotikëve, shitblerja e këtyre substancave e grabitja janë vetëm disa nga veprat në dosjen kriminale të një 38-vjeçari nga Gjakova. I akuzuar para disa vitesh për drogë, të njëjtën vepër po dyshohet se e ka kryer sërish. Sinjali mëson së bëhet fjalë për Jetmir Kuhaskun, i cili është arrestuar dhe tashmë ndodhet në ndalim policor.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije për Sinjalin se rasti ndaj të dyshuarit ishte zbuluar në muajin shtator, kur i njëjti kishte shitur heroinë një personi, i cili ishte arrestuar.

Në kuadër të zhvillimit të hetimeve për këtë rast, sot në shtëpinë e Kurhasajt është kryer bastisje me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë.

Sinjali mëson se gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dy qese me heroinë, një me kokainë, si dhe dy të tjera me marihuanë, që janë konfiskuar në cilësi të provave materiale.

Ndërkohë i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ka dhënë deklaratë dhe më pas është dërguar në mbajtje për 48 orë, për veprën “Blerja, posedimi, shitja ose shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Sinjalizueist e Sinjalit thonë se Kurhasaj është emër i njohur për Policinë pasi edhe më parë ka kryer vepra të natyrës së njëjtë, për çka edhe ishte akuzuar.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/