Prokuroria Themelore në Gjakovë ka nisur hetimet për një rast të mashtrimit, pas denoncimit të bërë nga një qytetar, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet brenda Prokurorisë thonë se qytetari që raportoi rastin, deklaroi para hetuesve policorë se një person ia mori 5 euro për parking, edhe pse e parkoi automjetin në një hapësirë publike.
Përveç tij, viktima njoftoi Policinë se ishte dëshmitarë edhe i një rasti tjetër, kur personi i njëjtë e mashtroi edhe një qytetar, duke i marrë para për parking.
Pas raportimit të rastit, Policia është vënë në veprim dhe ka identifikuar të dyshuarin V.R., i cili është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor.
Sinjali mëson se ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh, për veprën penale “mashtrim”.