image Dikur në partinë e Kurtit, tani Kadaj-Bujupi e kundërshton fuqishëm atë

Kosovë

Reagim/ Dikur në partinë e Kurtit, tani Kadaj-Bujupi e kundërshton fuqishëm atë

news image

Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi ka kundërshtuar sot kreun e Lëvizjes Vetëvendosje njëkohësisht kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pas deklaratave që ai i bëri lidhur me taksën 100% ndaj produkteve serbe.

Paralajmërimi i Kurtit se Kosova do t’i vë reciprocitet Serbisë, ka bërë që Kadaj-Bujupi të lidhet për taksën 100 për qind të vënë gjatë Qeverisë së Ramush Haradinajt.

Ajo ka shkruar se heqja e taksës nga Kurti është i njëjti rrugëtim si i Thaçit, skifter në opozitë e pulë në pushtet.

“Heshtja ndaj kërkesës së heqjes së taksës është miratim i kërkesës për heqjen e saj. Është i njëjti rrugëtim si i Thaçit, skifter në opozitë e pulë në pushtet. Kur je në pushtet duhet të rezistosh, shembullin më të mirë për këtë e dha Ramush Haradinaj në dy vitet e fundit”, thotë deputetja e AAK-së./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/ZyrtareGPAAK/posts/2222371858058722