Komuna e Ferizajt njofton se me konfirmimin e tri rasteve të reja me COVID-19, numri i rasteve aktive në këtë komunë ka shkuar në 140.
Përveç tri rasteve pozitive, në këtë komunë sot u konfirmuan edhe gjashtë persona të shëruar.
Deri më tani numri i të shëruarve në komunën e Ferizajt ka shkuar në 607.
Komuna e Ferizajt u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë të gjitha masat kundër koronavirusit./Gazeta Sinjali/