image Dikur jehonte Marshi i UÇK-së, tani në këtë xhami valon flamuri kombëtar

Kosovë

Dikur jehonte Marshi i UÇK-së, tani në këtë xhami valon flamuri kombëtar

news image

Muaj më parë në një xhami kosovare u lëshua kënga “Marshi u UÇK-së” ndërsa tani aty është ngritur flamuri kombëtar për nder të Ditës së Flamurit, shkruan Gazeta Sinjali.

Të dyja veprimet i ka bërë i njëjti imam i asaj xhamie e cila ndodhet në fshatin Studençan të Komunës së Suharekës.

No photo description available.

Kujtojmë që në nder të UÇK-së, si shenjë proteste ndaj Shkelzen Gashit, ish-këshilltarit të ish-kryeministrit Albin Kurti, i hodhi akuza të pabazuara duke thënë se udhëheqësit dhe pjesëtarët e UÇK-së kanë kryer krime dhe kanë vrarë mbi 1000 serbë, në këtë xhami u lëshua kënga “Marshi u UÇK-së”.

Kjo protestë duke lëshuar këngë në ora 21:00 më 25 prill, ishte thirrur nga Rinia e PDK-së por e cila u mbështetë në rrjete sociale nga dhjetëra mijëra qytetarë nga mbarë vendi.

/GazetaSinjali/