image Dikur Fabrika e Tekstilit në Gjilan kishte të punësuar 3400 punëtorë

Sociale

Industri/ Dikur Fabrika e Tekstilit në Gjilan kishte të punësuar 3400 punëtorë

news image

Qyteti i Gjilanit në vitet 1970- 1990 ishte një qendër e zhvilluar ekonomike e industriale.

Atë kohë ekzistonte Fabrika e Tekstilit e cila kishte të punësuar mbi 3400 punëtorë.


Paga mesatare e tyre ishte nga 700 deri në 1450 marka.
Qyteti i Gjilanit sa i përket ndërmarrjëve shoqërore konsiderohej si një nga qytetet që kontribuonte mjaft shumë në zhvillimin ekonomik të ish-Jugosllavisë.

Kujtojmë që atë kohë nuk ishte vetëm Fabrika e Tekstilit, e cila ushqente shumë familje. Ekzistonin edhe fabrika e baterive me 1200 punëtorë, fabrika e radiatorëve me 900 punëtorë, fabrika e duhanit me 1200 punëtorë.

Të dhënat statistikore janë të Ramil Veliut, i cili ka punuar zëvendës drejtor në Shtëpinë e Shëndetit në Gjilan plot 43 vite./ Gazeta Sinjali