image Digjet shtëpia e nipit që dyshohet se vrau dajën në Lipjan

Kosovë

Siguri/ Digjet shtëpia e nipit që dyshohet se vrau dajën në Lipjan

news image

Është kapluar nga flakët një shtëpi, rreth orës 01:30, në Lipjan.

Shtëpia dyshohet se është e një të dyshuarit për vrasjen e dajës së tij në shtator të vitit që sapo lam pas.

E gjitha ngjarja dyshohet se kishte filluar për një karrocë. Nga përleshja në mes të familjarëve mbeti i vrarë një person, Fadil Krasniqi 42-vjeçar, ndërkohë dy persona ishin arrestuar për këtë rast, njëri ndër ta edhe pronari i kësaj shtëpie, i cili ndodhet ende në paraburgim. /Gazeta Sinjali/