Një sallë e një restoranti të Gjakovës është përfshirë nga zjarri, në orët e mëngjesit të ditës së djeshme, raporton Sinjali.
Burimet e gazetës brenda Policisë njoftojnë se nga ky incident nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale që kapin vlerën e 7 mijë eurove.
Rasti në Polici është cilësuar si “zjarrvënie”.