image Digjet një veturë në Hajvali, kamerat shfaqin personat që ia vënë flakën qëllimisht

Siguri

Digjet një veturë në Hajvali, kamerat shfaqin personat që ia vënë flakën qëllimisht

news image

Në Hajvali të Prishtinës mbrëmë është djegur një veturë, derisa Policia e ka hapur rastin “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe zjarrvënie”, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar prej burimeve se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:09 derisa rastin e ka raportuar pronarja e veturës.

Siç mëson Sinjali, vetura e saj kishte vlerën rreth 30 mijë euro.

Në një video-incizim të kamerave të sigurisë së shtëpisë së ankueses, vërehen se dy persona me maska antiCOVID dhe me kapela, ia kanë vënë qëllimisht flakën veturës “Tiguan”.

Zjarrfikësit kanë arritur shpejtë ta fikin zjarrin, derisa rasti ka nisur të hetohet. /Gazeta Sinjali/