Sot rreth orës 06:30 të mëngjesit ka marrë flakë një shtëpi në fshatin Shurdhan të Gjilanit.
Lajmin e ka bërë të ditur një sinjalizues, i cili ka treguar për Gazetës Sinjali se fatmirësisht zjarri nuk ka shkaktuar pasoja në njerëz.
Megjithatë, sinjalizuesi ka treguar se zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, që vlerësohen rreth 15 mijë euro.
Në vendin e ngjarjes, përveç njësitit policor dhe zjarrfikësve, ka dalur edhe një ekip i KEDS-it.
Sipas informacioneve të para, sinjalizuesi ka bërë të ditur se po dyshohet që shkaku i zjarrit ka qenë një aneks i ngjitur me shtëpinë. /Gazeta Sinjali