image Digjet një kamionetë rrugës në Gjilan, pronari e vlerëson dëmin mijëra euro

Siguri

Digjet një kamionetë rrugës në Gjilan, pronari e vlerëson dëmin mijëra euro

news image

Në rrugën “Hysen Zhuli” në Gjilan është djegur një kamionetë.

Sinjali ka mësuar nga burimet se automjeti është djegur dje në rrethana ende të panjohura.

Pronari i kamionetës kishte njoftuar se është djegur në tërësi automjeti i tij me targa vendore, e cila ishte e parkuar në rrugë, afër shtëpisë.

Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes  dhe kanë lokalizuar e fikur zjarrin. Vlera e dëmit sipas ankuesit është rreth 3000 euro./Gazeta Sinjali/