image Shpërthen zjarri në një furrë në Malishevë, pëson djegie një person

Siguri

Shpërthen zjarri në një furrë në Malishevë, pëson djegie një person

news image

Në Kijevë të Malishevës, ditën e djeshme më 2 maj rreth orës 13:23, është përfshirë nga zjarri një furrë e bukës. Sinjali ka mësuar se një person ka marrë lëndime.

Burimet e Gazetës Sinjali tregojnë se një burrë ka njoftuar se është përfshirë nga zjarri shtëpia e tij ku në katin përdhese gjendet furra e bukës.

Përveç Policisë që ka shkuar në vendngjarje, aty kanë shkuar edhe Zjarrfikësit dhe kanë lokalizuar zjarrin.

Sinjali mëson nga burimet se djali i pronarit, duke tentuar ta shuaj zjarrin ka pësuar lëndime dhe është djegur. Ai ka pranuar tretman të menjëhershëm mjekësor.

Sipas pronarit, shkaktar i zjarrit dyshohet të jetë oxhaku i furrës dhe gjithashtu, janë shkaktuar dëme në vlerë 4000 euro. /Gazeta Sinjali/