Një lokal në Prizren është përfshirë nga zjarri gjatë ditës së djeshme në Prizren.
Gjatë tentimit për ta fikur zjarrin është lënduar një punëtor bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
“Ankuesja femër K-Shqiptar ka informuar se në rrethana të pa njohura në zjarr është përfshirë lokali i saj. Gjatë tentimit për shuarje të zjarri, një punëtor mashkull K-Shqiptar nga tymi i zjarrit ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin”, thuhet në raportin 24-orësh./Gazeta Sinjali/