Një rast i zjarrëvenies ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Papa Klementi” në Pejë, ku është djegur garazha e një kompanie.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se zjarri fillimisht kishte nisur në një ndërtesë ku dyshohet se ishin duke u djegur disa shtretër e më pas nga flakët është përfshirë edhe garazha e kompanisë ELMont.
Si pasojë e zjarrit dyshohet që kompanisë ELMont i janë shkaktuar dëme materiale në vlerë prej 10 mijë euro.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit dhe njësitet e policisë, të cilët kane arritur ta lokalizojnë zjarrin.