image Digjet billbordi 'Liria ka emër' në hyrje të Graçanicës, policia jep detaje

Kosovë

Digjet billbordi ‘Liria ka emër’ në hyrje të Graçanicës, policia jep detaje

news image

Billbordi “Liria ka emër”, i vendosur në hyrje të komunës së Graçanicës i është vënë flaka në mëngjesin e sotëm, shkruan Gazeta Sinjali.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai ka bërë me dije se në bazë të informacioneve të para dyshohet që dëmtimi ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit.

“Sot kemi pranuar informatën lidhur me dëmtimin e një tabele reklamuese ( Billboard) që ka qenë e vendosur në rrugën magjistrale Prishtinë – Gjilan. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në bazë të informacioneve të para dyshohet që dëmtimi ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit”, ka thënë Borovci.

Sipas tij, tashmë është iniciuar një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë këtë rast dhe për identifikimin e personave që mund të jenë përfshirë.

“Aktualisht është iniciuar një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë këtë rast”, ka thënë ai. /Gazeta Sinjali/