Një mal në mes të fshatrave Vërmicë dhe Shkozë të Prizrenit është përfshirë nga zjarri, të shtunën, rreth orës 13:00, raporton Gazeta Sinjali.
Flakët arritën që të kaplojnë një sipërfaqe prej 10 hektarësh.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policor dhe zjarrfikësit.
Këta të fundit me ndihmën e disa banorëve kanë arritur që të shuajnë zjarrin./Gazeta Sinjali/