image Digjen njehsorët elektrikë në Pejë, KEDS sot bën ndërrimin e tyre

Sinjalizime

Digjen njehsorët elektrikë në Pejë, KEDS sot bën ndërrimin e tyre

news image

Disa njehsorë elektrikë janë djegur mbrëmë në rrugën “Onufri” në Pejë, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu ka njoftuar një sinjalizues që ka dërguar pamje në adresë të Sinjali.

Mirëpo, nga KEDS-i kanë thënë se kjo djegie ka ndodhur për shkak të mbingarkesës.

Zëdhënësja e kësaj kompanie, Margarita Rashiti, i tha Sinjalit se sot do të bëhet ndërrimi i njehsorëve.

Për shkak të mbingarkesës janë djegur disa njehsorë dhe menjëherë është njoftuar ekipa e lidhjeve të reja. Gjatë ditës së sotme do bëhet edhe ndërrimi i njehsorëve në rrugën e lartcekur“, tha Rashiti.

/GazetaSinjali/