Disa njehsorë elektrikë janë djegur mbrëmë në rrugën “Onufri” në Pejë, shkruan Gazeta Sinjali.
Kështu ka njoftuar një sinjalizues që ka dërguar pamje në adresë të Sinjali.
Mirëpo, nga KEDS-i kanë thënë se kjo djegie ka ndodhur për shkak të mbingarkesës.
Zëdhënësja e kësaj kompanie, Margarita Rashiti, i tha Sinjalit se sot do të bëhet ndërrimi i njehsorëve.
“Për shkak të mbingarkesës janë djegur disa njehsorë dhe menjëherë është njoftuar ekipa e lidhjeve të reja. Gjatë ditës së sotme do bëhet edhe ndërrimi i njehsorëve në rrugën e lartcekur“, tha Rashiti.