image Digjen katër makina në Shkup, 15 persona dërgohen në spital

Rajon

Rajoni/ Digjen katër makina në Shkup, 15 persona dërgohen në spital

news image

Si pasojë e djegies së katër makinave 15 persona janë helmuar, mëngjesin e sotëm rreth orës 03:00 në rrugën “Brigada e Shtatë Shqiptare” në Çair të Shkupit.

Siç njoftojnë mediat në Maqedoninë e Veriut, në mesin e të lënduarve që po trajtohen në Klinikën e Toksikologjisë, janë edhe dy fëmijë.

“Sot rreth orës 03:00 pas mesnatës në SPB-Shkup është raportuar se në garazhet nëntokësore në Rrugën Brigada e Shtatë Shqiptare në Çair të Shkupit zjarri ka dëmtuar katër vetura të markës “Audi”, “Opel Astra” dhe “Volkswagen Passat”, “BMW”, të gjitha me targa të Shkupit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur ekipet e zjarrëfikësve të cilët kanë arritur të shuajnë zjarrin.

Policia po merr masa për zbardhjen e rastit./Gazeta Sinjali/