image Dieta me vezë, humbisni 10 kilogramë për dy javë

Dieta

Dieta me vezë, humbisni 10 kilogramë për dy javë

news image

Me dietë me vezë të ziera mund të humbisni 5 kilogramë në javë ose 10 kilogramë për dy javë.

Dieta e vezëve të ziera përshpejton metabolizmin dhe djeg dhjamin, duke e hequr paralelisht dëshirën për ushqime të yndyrshme.

Programi ushqimor, ‘flagship-i’ i së cilës është veza, përmban ushqim të pasur me proteina të pastra.

Ndaloni konsumimin e ushqim të shpejtë, pijet freskuese ( sidomos ato me gaz), sheqerin dhe kripën tepërt, gjithashtu edhe alkoolin.  

Perimet që përfshihen në këtë dietë të shpejtë janë: kungull, kërpudha dhe spinaq. Kurse, sa i përket frutave lejohet vetëm grejpfrut ose çfarëdo lloj frutash të tjera të pasura me acid si portokalli.

Nevojitet shumë vendosmëri për të ndjekur në mënyrë të rreptë përdorimin e ushqimeve të zgjedhura për t’u arritur synimi i kësaj diete.

Kuptohet që kjo është një diete e thjesht, por problemi mund të jetë te tundimi që mund të hasni për të ngrënë edhe ushqime të tjera. Sigurisht, është shumë e rëndësishme që të pini shumë ujë. Rekomandohet të pini 6-8 gota në ditë, pasi që ndihmon të humbet tundimi për të ngrënë diçka tjetër.

Programi i kësaj diete zgjatë 2 javë, transmeton Sinjali.

Java e parë e dietës me vezë:

E hënë

Mëngjes: 2 vezë të ziera + një frutë
Drekë: 2 feta bukë integrale + fruta
Mbrëmje: pulë të gatuar + një sallatë të madhe( duhet të përdorni disa nga perimet e rekomanduar më lartë).

E martë

Mëngjes: 2 vezë të ziera + 1 frutë
Drekë: pulë të gatuar + sallatë jeshile 
Mbrëmje: 1 portokall + 1 sallatë + 2 vezë tëziera

E mërkurë

Mëngjes: 2 vezë zë ziera + 1 frutë
Drekë: 1 domate + 1 fetë buke integrale +djathë me yndyrën të ultë (light) 
Mbrëmje: pulë të gatuar + sallatë

E enjte

Mëngjes: 2 vezë të ziera + 1 frutë
Drekë: 1 frutë
Mbrëmje: pulë të gatuar

E premte

Mëngjes: 2 vezë të ziera
Drekë: 2 vezë të ziera + perime në avull
Mbrëmje: peshk të pjekur + sallatë

E shtunë

Mëngjes: 2 vezë të ziera
Drekë: fruta
Mbrëmje: pulë në avull + sallatë

E diele

Mëngjes: 2 vezë të ziera + fruta
Drekë: sallatë domate + perime në avull me pulë 
Mbrëmje: perime në avull

Këtë meny përsëriteni për dy javë dhe do të shikoni sesi me këtë diete do të humbisni 10 kilogramë për dy javë./Gazeta Sinjali/