Mbrëmjen e kaluar ish miss Kosova, Diellza Kolgeci, ishte pjesë e një eventi të rëndësishëm.
Kolgeci ka publikuar disa imazhe në profilin e saj në “Facebook” nga ndeja e organizuar nga “Beaujolais Nouveau” dhe ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot.
Në fotografitë e publikuara, ajo shihet duke pozuar pranë Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
“E nderuar të jem pjesë e traditës dhe familjes së ‘Beaujolais Nouveau’ organizuar nga ambasadori francez dhe Fidaim Rashiti”, ka shkruar Diellza Kolgeci në “Facebook”.
Diellza edhe më tutje ka ndarë me ndjekësit e saj fotografi të tjera, ku duket se ia ka kaluar mirë nën shoqërinë e kryeministrit dhe figurave të tjera të rëndësisë së lartë në këtë event.