image Diellza Kolgeci e uron Përparim Ramën, e krahason me kryeministrin kanadez

Bota e Yjeve

Diellza Kolgeci e uron Përparim Ramën, e krahason me kryeministrin kanadez

news image

Mbrëmë është mbajtur rundi i dytë i zgjedhjeve lokale, ku në Prishtinë qytetarët përmes votës së tyre zgjodhën Përparim Ramën për të qeverisur kryeqytetin, shkruan Gazeta Sinjali.

Pas fitores së Ramës, reagimet kanë qenë të shumta duke i uruar suksese për qeverisjen e tij në kryeqytet. Ndër reagimet e shumta ka qenë edhe modelja dhe aktorja e njohur shqiptare, Diellza Kolgeci.

Kolgeci përmes një postimi të ndarë në InstaStory, ka publikuar një foto me bashkëshortin e tij, basketbollistin, Fisnik Rugova së bashku me kryetarin e ri të Prishtinës.

Nëse punon me zemër e mendje për popull Përparim mundesh me qenë Justin Trudeau i Kosovës”, ka shkruar ajo.

Kolgeci përmes këtij postimi Ramën e ka krahasuar me kryeministrin kanadez nga Partia Liberale, Justin Trudeau. /GazetaSinjali/