Rep-artisti, Arton Avdyli i njohur si 2Ton sapo e ndezi dritën e gjelbër, shkruan Gazeta Sinjali.
Reperi ferizajas ka zgjedhur që përmes një InstaStory të informojë fansat se po vjen një super hit i radhës.
Thuajse të gjitha këngët e tij bëhen hite, madje ka të atilla që ka kohë nga publikimi dhe ende dëgjohen me të njëjtin ritëm.
Kujtojmë se projekti i tij i fundit ishte “Syn i Zi” , projekt ky i cili na shoqëroi gjatë verës.
Fansave iu mbetet të presin deri në publikimin e këtij projekti që sapo zbuluam se po punohet. / Gazeta Sinjali/