image Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak paralajmëron se do të ketë zhvillime shumë shpejt

Politikë

Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak paralajmëron se do të ketë zhvillime shumë shpejt

news image

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është deklaruar pas aktivitetit të tij në procesin e negociatave në mes të Kosovës dhe Serbisë, ku teksa bëri një përmbledhje të këtyre zhvillimeve tha se diskutimet në Kosovë kanë qenë për çështjet me rëndësi në kuadër të dialogut.

Duke u nisur nga fillimi i javës që u shënua me vizitën në Beograd, tha se diskutimet me presidentin serb Aleksander Vuçiq dhe kryenegociatorin serb, Petar Petkvoiq, ishin të fokusuar në vazhdimin e përpjekjeve për të avancuar implementimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit.

Teksa për vizitën në Kosovë, i njëjti u shpreh duke theksuar nevojën urgjente për zgjidhje e marrëveshjes nga të dya palët.

 “Në bisedat tona, unë theksova që implementimi i Marrëveshjes duhet të ketë progres nga të dy palët në përmbushjen e obligimeve të tyre respektive, hap pas hapi paralelisht dhe bazuar në parimin që të dy palët duhet të bëjnë diçka për të marrë diçka”, ka shkruar Lajçak.

Në këtë përbledhje, Lajçak gjithashtu ka folur edhe për takimet që ka pasur me kryenegociatorët në Bruksel, duke treguar se kanë diskutuar për një numër çështjesh, përfshirë Statutin, planin e zbatimit, energjinë, tabelat, zgjedhjet dhe personat e zhdukur.

Ai ka thënë se është bërë përparim në disa çështje dhe se pret një vazhdim të shpejtë të negociatave duke treguar se ka plan që bisedimet t’i vazhdojë në ditët dhe javët në vijim.

“Takimet ishin të dobishme për të bërë përparim në një sërë çështjesh në axhendën tonë të Dialogut dhe pres një vazhdim të shpejtë së shpejti. Prandaj, kam në plan të vazhdoj bisedimet në ditët dhe javët në vijim”, ka paralajmëruar Laçjak.

Emisari i BE-së ka përmendur edhe takimin që ka pasur në Bruksel me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi.

“Të mërkurën pata një takim të dobishëm me liderin e partisë opozitare të Kosovës, PDK-së, Memli Krasniqi. Folëm për situatën në Kosovë dhe rëndësinë e progresit në Dialog për rrugën  të Kosovës”, ka thënë ndër të tjera Miroslav Lajçak.

Postimi i plotë: Miroslav Lajçak

/GazetaSinjali/